AKTUALITET /

Publikohet fotoja! Momenti i fundit kur u pa 22-vjeçari i zhdukur, Elkrist Kola! I vëllai: E kanë rrëmbyer për trafikim organesh

Denisi Kola, vëllai i 22-vjeçarit Elkrist Kola, në një intervistë për mediat ka treguar se më 13 shtator, Elkristi i kishte thënë të atit se një burrë do të vinte ta merrte. Situata mbetet e paqartë, ndërsa raportohet se Elkristi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus
Publikohet fotoja! Momenti i fundit kur u pa 22-vjeçari i zhdukur,
Elkrist Kola

Personi në foto është 22-vjeçari Elkrist Kola dhe momenti i fundit që është kapur nga kamerat e sigurisë para se të zhdukej pa gjurmë më 13 shtator në Fushë-Arrëz. I ati denoncoi dy javë më parë për humbjen e kontakteve me të birin, ndërsa ende nuk dihet për fatin e tij.

Denisi Kola, vëllai i 22-vjeçarit Elkrist Kola, në një intervistë për mediat ka treguar se më 13 shtator, Elkristi i kishte thënë të atit se një burrë do të vinte ta merrte.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa raportohet se Elkristi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pas largimit nga pallati ku jetonte, ai kishte marrë me vete edhe telefonin e të atit, i cili kishte sinjal për rreth 24 orë para se të fiket.

Denisi ka dyshime se vëllai i tij mund të jetë rrëmbyer për qëllime të shfrytëzimit, përfshirë trafikimin e organeve.

“Nga ajo që i tha babait, mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por ekziston mundësia që të ketë ndodhur për t'i hequr organet, ose mund të ketë qenë ndonjë aksident,” tha Denisi Kola.

Ai kërkon gjithashtu që shteti të zbardhë tabulatet telefonike për të kuptuar nëse vëllai i tij ka komunikuar me dikë. Megjithë ankthin për fatin e Elkristit, Denisi shpreson se ai është ende gjallë.

Ditën që babai i Elkrist Kolës bëri denoncimin për zhdukjen e të birit, policia njoftoi se ka nisur kërkimet në të gjithë territorin dhe ka angazhuar edhe komisariatet e tjera për të mundësuar gjetjen e tij.

 

Poll