POLITIKË /

Shpërthimi me tr*tol në banesën e tij, dekklarata e fortë e Mziut: Ja tek kush po dyshoj

Sipas Mziut, fakti që asnjë prej kolegëve socialistë nuk e ka kontaktuar dhe as ministria nuk ka reaguar, e bën rastin shumë të dyshimtë.

Shkruar nga Versus

Shpërthimi me tr*tol në banesën e tij, dekklarata e fortë e

Pak ditë më parë, në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu shpërtheu një sasi tritoli e cila shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar.

Më herët Mziu kishte deklaruar se nuk kishte konflikte dhe se dyshonte se tritoli i vendosur në banesën e tij kishte prapavijë politike. Në studion e TopNeës, ai u ka qëndruar të njëjtave bindje duke u shprehur se fakti që asnjë koleg socialist nuk e ka kontaktuar dhe se as ministria e Brendshme nuk ka reaguar, e bëjnë të dyshojë se pas vendosjes së tritolit qëndron politika.

“Ajo çfarë ka ndodhur te unë është shumë e rëndë. T’i vendoset tritol një deputeti në vitin 2025 dhe të mos ketë asnjë reagim. Është shumë e rëndë. As kolegët deputetë socialistë, as ministrja e Brendshme nuk kanë reaguar dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë. Kjo më ka bërë të dyshoj, përderisa nuk kanë reaguar, më bën të dyshoj që pas saj është politika. Maksimumi që duhet bërë është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar që po lihet në heshtje”, u shpreh Mziu. Versus.al

Poll