Elbasan- Qytetari i cili goditi dje me dosje një anëtar të këshillit bashkiak gjatë mbledhjes së zhvilluar për rritjen e çmimit të ujit, është vënë nën hetim nga policia.
68 vjeçari i identifikuar si A.M akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në videon e siguruar dje nga Versus.al, shihet teksa qytetari i revoltuar për rritjen e tarifës për çmimin e ujit, ka goditur me dosje këshilltarin bashkiak të PS të identifikuar si L.R. Më pas edhe ky i fundit i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al
