AKTUALITET /

“Grupet kriminale po çojnë në emigrim masiv”, e dërguara e SHBA: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri

VanHorn tha se forcimi i SPAK dhe BKH do ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus

“Grupet kriminale po çojnë në emigrim masiv”, e

Ka përfunduar trajnimi i hetuesve të SPAK dhe BKH nga agjentët e FBI-së. Në ceremoninë e mbajtur ishte e pranishme edhe e ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn e cila mbajti fjalën e saj ku nënvizoi se do të ndiqte me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri.

Duke ritheksuar deklaratën e sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio i cili tha se grupet kriminale po shkaktojnë destabilizim dhe emigrim masiv në shtete të ndryshme, Van Horn tha se krimi i organizuar do të luftohet duke forcuar SPAK-un, BKH-në dhe Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë."- u shpreh e ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë. Versus.al

Poll