AKTUALITET /

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, publikojnë mesazhe kërcënuese: Bombardoni kampin e Manzës!

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është bërë objekt i një sulmi kibernetik mbrëmjen e së enjtes, i ndërmarrë nga grupi hakerash pro-iranian “Homeland Justice”. Si pasojë e këtij sulmi, faqja institucionale e kryeqytetit u bë e paarritshme për një periudhë të caktuar kohe.

Shkruar nga Versus

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të Bashkisë së

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është bërë objekt i një sulmi kibernetik mbrëmjen e së enjtes, i ndërmarrë nga grupi hakerash pro-iranian “Homeland Justice”.

Si pasojë e këtij sulmi, faqja institucionale e kryeqytetit u bë e paarritshme për një periudhë të caktuar kohe.

Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.

Në mesazh thuhet:

“Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri. Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira. Është mjaft e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manëzës) ta kuptojnë këtë.”

Ky është një nga deklaratat më të drejtpërdrejta dhe të ashpra të bëra nga “Homeland Justice”, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet ndaj territorit shqiptar në kontekstin e strehimit të anëtarëve të MEK në vendin tonë./Versus.al Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të Bashkisë së  

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të Bashkisë së

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të Bashkisë së

 

 

Poll