AKTUALITET /

Hakerët iranianë bllokuan faqen zyrtare, reagon bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe

Në reagim njoftohet shtyrja për afat të pacaktuar për aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe.

Shkruar nga Versus

Hakerët iranianë bllokuan faqen zyrtare, reagon bashkia Tiranë:

Faqja zyrtare e bashkisë Tiranë është prej disa orësh jashtë funksionit pasi u sulmua nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Pas këtij bllokimi ka ardhur edhe reagimi nga bashkia më e madhe e vendit.

“Tirana.al është sot jashtë funksionit pasi u sulmua nga hakerat iranianë. Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte”- thuhet mes të tjerash në reagimin e bashkisë Tiranë.

Për pasojë, aplikimi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte do të shtyhet për një moment të dytë deri kur faqja të vihet sërish nën funksion. 

Sulme të tilla tregojnë edhe njëherë brishtësinë e sigurisë kibernetike të institucioneve të vendit të cilat pavarësisht miliona eurove tendera për sigurinë online, dështojnë në mbrojtjen e faqeve zyrtare. Versus.al

Poll