AKTUALITET /

Helmimi i fëmijëve në kopsht, kryebashkiaku i Gramshit asnjë përgjegjësi: Mos u merrni me palaço politikë

Në një vend normal, pas helmimit të rreth 70 fëmijëve në një kopsht shtetëror, kryetari i bashkisë do të kishte dhënë dorëheqjen.

Shkruar nga Versus
Helmimi i fëmijëve në kopsht, kryebashkiaku i Gramshit asnjë
Kreu i Bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi

Në një vend normal, pas helmimit të rreth 70 fëmijëve në një kopsht shtetëror, kryetari i bashkisë do të kishte dhënë dorëheqjen. Në Gramsh, ai jep intervista. Dhe jo për të sqaruar, por për të akuzuar. Jo për të kërkuar falje, por për të bërë propagandë.

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi ka dhënë një deklaratë ndoshta më skandaloze se vetë ngjarja e rëndë në kopshtin e Gramshit ku mbetën të helmuar prej salmonelës rreth 70 fëmijë nga burimet jozyrtare ndërsa të konfirmuar nga autoritetet 17 fëmijë. Në vend të mbante përgjegjësi për krimin e ndodhur me fëmijët në kopshtin shtëror me drekë dhe papërgjeghjshmërinë institucionale prej 8 ditësh, kreu i Bashkisë së Gramshit u mor gjerë e gjatë me një deklaratë të një prindi i cili është me PD-në, të cilin e cilësoi si “palaço politik”.

“Më intereson shumë gjendja shëndetësore, më intereson gjendja shpirtërore e prindërve të tyre, por nuk jam dakord me protagonizmin e ndonjë palaçojë politik.”- tha ai.

I pyetur sesa ka kushtuar tenderi me kompaninë private, “NESLA SHPK”, përgjegjëse për helmimin e fëmijëvë në kopshtin numër 1 në Gramsh, kryebashkiaku filloi duke u shprehur dashurinë gazetarëve se siç pandeh ka qenë edhe vetë i tillë.

“Unë nuk e di sa është tenderi, unë kam qenë vetë gazetar ju dua shumë. Po nuk e di kryetari i bashkisë sesa ka kushtuar tenderi.”- u shpreh i qetë, kreybashkiaku.

I pyetur për presionet ndaj qytetarëve që kërkojnë të protestojnë, Ajazi e shmangu përgjigjen me një teatrin e zakonshëm të gaztorit të kthyer në administrator. Madje edhe kontradiktor, “të dali një ta thotë që ka presion”. Po si mund të dali dikush që është nën presion para kamerave dhe të thotë më kanë bërë presion?

‘Të dali njëri ta thotë, po kush dhe kujt I kanë bërë presion. Një person e ka tejkaluar shqetësimin qytetar dhe familjar, po shfrytëzon rastin e vet për të bërë politikë. Janë të tepërta komentet për këtë pretendim. Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi, nuk ka pretendim të vërtetuar apo faktuar.”- tha ai.

Ndër të tjera falenderoi edhe institucionet për punën e tyre që nisi pasi u bë publik rasti në media.

“Nuk kemi përhapje, jemi në ditët e fundit të alertit, nuk do kemi raste të tjera. Përgëzojmë gatishëmrinë e institucioneve. Monitorohet në mënyrë peridotike nga institucionet, nuk ka askush tagër apo të jetë kaq I fuqishëm sa të bëjë manovra të tilla në këtë histori. S’mund të shkojmë në këto përfundime fjalën e fundit japin institucionet.”- tha ai. Versus.al

 

Poll