
Elbasan- Policia ka arrestuar 58 vjeçarin Luan Taragjinin, i cili rezulton i dënuar në mungesë në 21 tetor me 10 vite burg nën akuzën e tentativës për vrasje, ngjarje e ndodhur në 2017-ën.
Arrestimi i Taragjinit është bërë i mundur në fshatin Grabovë të Gramshit. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje me deshje e mbetur në tentativë”. Në shtator të vitit 2017, Taragjini ka tentuar të vrasë me armë gjahu një person të identifikuar si L.T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al







