AKTUALITET /

I njëjti skenar në provimin e maturës, teza e matematikës publikohet 30 minuta pas nisjes së testit

Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të tezës me pretendimin se provimi po zhvillohet sipas standarteve të rregullores.

Shkruar nga B.V

I njëjti skenar në provimin e maturës, teza e matematikës

Vetëm gjysmë ore pas nisjes së provimit të matematikës, i treti i Maturës Shtetërore, është publikuar sërish teza e testit.

Ashtu si në herët e tjera, teza ka qarkulluar në rrjet saktësisht 30 minuta pas nisjes së provimit duke u publikuar në rrjetet sociale.

Për të njëjtin veprim, më herët ministria e Arsimit ishte shprehur se nuk cënohet integriteti i procesit të provimit. Të njëjtin qëndrim, institucioni e ka mbajtur edhe sot në reagimin e bërë duke pretenduar se është respektuar e gjithë rregullorja dhe se procesi nuk cënohet. Ndërsa provimi i nisur në 10:00 vijon deri në orën 12:30. Në total 28 mijë maturantë i nënshtrohen testeve të maturës sivjet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: