Deklaratat e Mustafa Martinajt ditën e sotme në GJKKO kanë risjellë në vëmendje një ngjarje të ndodhur në tetor të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut u pati një përplasje të armatosur mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës, të njohur ndryshe si “boli i kokainës”.
Sipas Mustafa Martinajt, djali i tij, Ervis Martinaj, i kishte dhuruar një banesë mikut të tij Eljo Hato, si shenjë mirënjohjeje, pasi ky i fundit dyshohet se i kishte shpëtuar jetën gjatë asaj nate të përgjakshme.
“Bisere Haton e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe është vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.
Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim”- u shpreh Martinaj gjatë dëshmisë së tij në GJKKO ku kërkon lirimin e pronave të të birit për të cilin pretendon se është eleminuar fizikisht. Versus.al


