AKTUALITET /

Ilir Meta kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, Gjykata e Lartë rrëzon ish-presidentin

Kërkesa e Metës është vlerësuar si "e pabazuar".

Shkruar nga Versus

Ilir Meta kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Ilir Panda i cili do të shqyrtojë kërkesën e tij për lirim nga burgu. 

Rekursi do të shqyrtohet më 27 nëntor në dhomë këshillimi. Kërkesa e Metës u rrëzua si e pabazuar. 

Ish-presidenti mbahet në burg që prej 21 tetorit të vitit 2024 kur u arrestua me anë të një aksioni në hyrje të Tiranës. Ndaj tij rëndojnë akuzat për 3 vepra penale në dosjen e aferës CEZ-DIA dhe lobimi i ish-LSI në SHBA. Konkretisht akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehj pasurie. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ngaj ish-gruas së tij Monika Kryemadhit e cila gjithashtu është marrë e pandehur së bashku me të ëmën Fatime Kryemadhi dhe 2 bashkëpunëtorët Pirro Xhixho e Ema Çoku. Versus.al

Poll