AKTUALITET /

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është Kejsi Spaillari, 24-vjeçarja që akuzohet se vrau të dashurin 7 vjet më parë (FOTO)

Fillimisht, ngjarja u cilësua si vetëvrasje, por hetimet e mëvonshme zbuluan se ishte një vrasje e inskenuar. 

Shkruar nga Versus

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është

Kejsi Spaillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen me dashje në bashkëpunim të Antonio Karafilit në qershor 2018 në Voskopojë. Fillimisht, ngjarja u cilësua si vetëvrasje, por hetimet e mëvonshme zbuluan se ishte një vrasje e inskenuar. Versus.al ka gjetur foto të vona të 24 vjeçares në ngarkim të së cilës janë ngritur akuza të rënda. 

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është

Detajet e ngjarjes

Sipas hetimeve, Kejsi Spaillari, atëherë 17 vjeçe, dhe partneri i saj paralel, Rexhep Vathi, e mbytën Karafilin me çarçaf dhe e varën në një pemë për ta paraqitur si vetëvrasje. Karafili kishte dyshime për tradhtinë e të dashurës së tij, çka çoi në konflikte mes tyre. Megjithatë, provat treguan se ai u vra në një pyll dhe më pas u var në pemë për të fshehur krimin. 

Detaje të tjera që ngritën dyshime për versionin e vetëvrasjes përfshijnë faktin se trupi i Karafilit ishte varur në një degë pishe vetëm 1.48 metra nga toka, ndërsa ai ishte rreth 1.8 metra i gjatë, dhe këmbët e tij preknin tokën. Gjithashtu, ai kishte shenja dhune në fytyrë . 

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është

Pasojat dhe zhvillimet e fundit

Pas mbylljes së çështjes si vetëvrasje, Kejsi Spaillari u zhvendos në Kanada, ku krijoi një familje. Ndërkohë, Rexhep Vathi kreu vetëvrasje në vitin 2024. Mesazhe të zbuluara nga ditët e para të krimit, ku Vathi shprehte i kërkonte Spahillarit të ishte e kujdesshme, çuan në rihapjen e hetimeve dhe zbardhjen e ngjarjes Aktualisht, Kejsi Spaillari është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të përballet me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: