AKTUALITET /

Jeta e errët e shqiptarit që planifikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri! Fqinjët: U radikalizua papritmas

19 vjeçari shqiptar së fundmi kishte shfaqur shenja të radikalizmit islamik.

Shkruar nga Versus
Jeta e errët e shqiptarit që planifikoi sulm në koncertin e
Vendi ku u evakuuan disa persona, këngëtarja Taylor Swift

Austri- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e një 19 vjeçari gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet se kishte planifikuar sulme terroriste në 3 koncertet që do të mbante këngëtarja Taylor Sëift në Vjenë.

Shqiptari 19 vjeçar, sipas Bild ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe jetonte në qytetin e Ternitz, një zonë me 15 mijë banorë. I riu kishte vjedhur lëndë kimike nga ish vendi i punës së tij dhe i kishte përdorur për të krijuar eksploziv që planifikonte ta shpërthente në mes të turmës me njerëz.

Në pranga ka rënë edhe një 17 vjeçar që dyshohet se bashkëpunonte me të riun organizator. Ndërsa parandalimi i aktit të rëndë u bë falë përgjimeve të policisë ku 19 vjeçari shqiptar betohej për besnikëri ndaj ISIS.

Për këtë të fundit, fqinjët e tij kanë folur për median Bild duke thënë se ishin habitur kur e panë të radikalizuar paprimtas me një mjekër të gjatë dhe një grua të mbuluar që dilte nga banesa e tij në qytetin ku jetonte me familjen. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: