
Partia Demokratike ka akuzuar Presidentin Bajram Begaj se ka shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e 11 majit 2025, sipas tyre, duke vepruar nën ndikimin e mazhorancës dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PD vendosi të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke e akuzuar atë për veprim të njëanshëm politik dhe për nënshtrim ndaj qeverisë Rama.
PD gjithashtu miratoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar “shkeljet dhe manipulimet e rënda” në zgjedhjet e majit, që sipas saj “nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama”.







