AKTUALITET /

“Kam patur komplikacione shëndetësore për shkak të shtatzanisë”, Ajola Xoxa kërkon heqjen e masës së sigurisë

Xoxa kërkon të gjykohet pa masë sigurie për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Shkruar nga Versus
“Kam patur komplikacione shëndetësore për shkak të
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxa i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndyshim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Shkak në argumentat e saj është shtatzania teksa mësohet se ka patur komplikacione shëndetësore së fundmi. Kërkesa e saj është në pritje të shqyrtimit nga gjyqatarja Engjëllushe Tahiri e cila është gjyqtare themeli në procesin ndaj Erjon Veliajt etj. Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje e të ardhurave dhe mos deklarim.

Ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në seancën e dytë që mbahej në GJKKO për gjykimin në themel të dosjes në ngarkim të tij, bashkëshortes Xoxa dhe 26 të pandehurve të tjerë. Ai pretendoi se ende nuk ishte njohur me aktet hetimore, ndërsa në prani të oficerëve që shkuan në paraburgimin e Durrësit për ta shoqëruar, ai shpërtheu në fyerje dhe akuza ndaj prokurorit Ols Dado duke thënë se ky i fundit është përgjegjës për 2 aborte të gruas së tij. 

SPAK nga ana tjetër argumentoi se Veliaj ka patur muaj kohë për t'u njohur me aktet hetimore duke shtuar se ky qëndrim i tij bëhet për të zvarritur procesin. Seanca e radhës u caktua më 1 prill. Veliaj akuzohet për 5 vepra penale: korrupsion pasiv, fshehje pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli. Prej 10 shkurtit të 2025-ës, mbahet në paraburgimin e Durrësit. Versus.al

 

Poll