AKTUALITET /

Kanabis nga jugu për ta shitur me 2 mijë euro kg, dalin fotot e 4 të arrestuarve në Tiranë

Katër të arrestuarit në kuadër të operacionit "Green", dyshohet se morën drogën në jug të vendit për ta shitur në Tiranë.

Shkruar nga B.V
Kanabis nga jugu për ta shitur me 2 mijë euro kg, dalin fotot e 4
Të arrestuarit, Gazment Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksandër Kili dhe Orgest Beqo.

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni anti-drogë në Tiranë ku u sekuestruan 19 kg kanabis. Versus.al ka siguruar fotot e 4 të arrestuarve, Gazment Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksandër Kili dhe Orgest Beqo.

Të arrestuarit udhëtonin me dy makina të ndryshme, ku njëra vëzhgonte rrugën ndërsa tjetra transportonte drogën e future në qese në bagazhin e mjetit tip “benz”.

Sipas policisë, droga është kultivuar në “shtëpi bari” në jug të vendit dhe ishte transportuar në kryeqytet për t’u shitur me 2 mijë euro kilogramin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: