AKTUALITET /

Këshilltarët bashkiakë kërkuan të jetë i pranishëm, SPAK nuk aprovon lejen për Veliajn

Këshilli bashkiak i Tiranës mblidhet nesër për të diskutuar mbi buxhetin e 2026-ës për kryeqytetin.

Shkruar nga Versus

Këshilltarët bashkiakë kërkuan të jetë i

Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk ka aprovuar kërkesën e bërë nga këshilltarët bashkiakë të Tiranës që Erion Veliaj të ishte pjesë e mbledhjes ku do të diskutohet buxheti i kryeqytetit për vitin 2026.

Burime bëjnë me dije se është vendosur kështu duke ndjekur të njëjtën praktikë si për rastin e Fredi Belerit i cili pavarësisht se ishte i zgjedhur nuk u la të merrte pjesë në mbledhje të këshillit bashkiak të Himarës.

Mbledhja është planifikuar të mbahet ditën e nesërme në këshillin bashkiak të Tiranës. Kërkesa për praninë e kryebashkiakut Veliaj u bë nga vetë këshilltarët socialistë të cilët votuan shkarkimin e tij me argumentin se nuk ishte paraqitur në punë për 3 muaj, pa pranuar që ta dëgjonin në seancë.

Veliaj u rikthye juridikisht në postin e kryebashkiakut të Tiranës pas Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij me votat e këshillit bashkiak, me argumentin se kryebashkiaku duhet të kishte qenë i pranishëm në mbledhje për të parashtruar pretendimet e veta.

Gjatë seancës në Kushtetuese, Veliaj nuk ngurroi të shprehte pakënaqësinë e tij ndaj këshilltarëve socialistë duke e konsideruar këtë një të keqe që iu bë nga njerëzit e tij. Versus.al

Poll