AKTUALITET /

Komentet 'pro' vr*sësit të gjyqtarit, ja me sa vite burg dënohen mbështetësit e krimit në draftin e ri të kodit penal

Shkruar nga Versus
Komentet 'pro' vr*sësit të gjyqtarit, ja me sa vite burg
Autori, Elvis Shkambi dhe gjyqtari i ekzekutuar, Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja përveçse një problemi të madh me sigurinë në gjykata, nxorri në pah edhe urrejtjen dhe frustrimin e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë. Madje disa shkonin deri në pikën që lavdëronin krimin e bërë nga autori Elvis Shkambi.

Në draftin mbi kodin e ri penal që është hedhur për konsultim, ka një nen të posaçëm që dënon edhe mbështetësit e një krimi. Sipas nenit 409 në draftin e kodir penal, mbështetja e krimit në çdo lloj forme, qoftë edhe në rrjetet sociale, dënohet me 1 deri në 4 vite burg.

Neni 409

Mbështetja e kryerjes së një krimi

1. Mbështetja e autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij, mbështetur nëpërmjet justifikimit të veprimit dhe paraqitur atë si të dobishëm, si zgjidhje e pranueshme e situatës, apo përdhosja, mospërfillja, anashkalimi i rendit juridik apo, të drejtave themelore të viktimës të prekura nga krimi i kryer, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

2. Nëse mbështetja bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv të çfarëdo lloji, dënimi rritet deri në një të tretën e tij.

3. Nëse mbështetja sipas paragrafit të parë të këtij neni bëhet përgjatë kohës kur krimi është duke u kryer dhe, ajo ka ndikuar tek autori për vazhdimin drejt përfundimit të saj, mbështetësi është në rolin e bashkëpunëtorit përkrahës në kryerjen e krimit që ka mbështetur. Në këtë rast krimet e kryera nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën. Versus.al

Poll