Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqeshin duke komunikuar në mënyrë jo etike me një qytetar.
Konkretisht janë pezulluar nga detyrat dy inspektorët H.I dhe L.A në komisariatin nr.5. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor, për 2 punonjësit, për shkelje të rëndë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







