
Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i antimafias italiane dhe agjentëve të BKH në disa qytete të vendit. Mësohet se në Shqipëri deri më tani janë arrestuar disa persona, në Fier, Vlorë e Durrës.
Në qytetin e Durrësit urdhër arrest ka për Ervis Doçin i cili njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, personazh i njohur edhe për SPAK që e kishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2024.
Masë sigurie është caktuar edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës. Tragaj njihet edhe për faktin se më herët ka përfaqësuar edhe Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë i cili tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë. Ndërsa në Fier, urdhër-arrest është lëshuar për Ligor Çombashin, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Ligori Travel”. Dyshohet se nëpërmjet autobusëve Durrës-Bari të kësaj kompanie, transportoheshin ngarkesat me drogë dhe më pas edhe paratë. Versus.al







