
Një ditë pasi nipi i tij Elvis Shkambi, vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, Gjovalin Shkambi në një deklaratë për mediat kërcënoi se kushdo gjyqtar që do e dënonte 30 vjeçarin, do të kishte të njëjtin fat.
Pas kësaj deklarate, xhaxhai i autorit u arrestua nga policia ndërsa ende nuk është liruar. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim nga familja e këtij të fundit duket u shprehur se kërcënimet, pavarësisht se nuk justifikohen, Gjovalini i kishte kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Në reagimin që është shkruar nga vajzat e tij, theksohet se deklaratat e babait të tyre janë marrrë në një moment shumë të vështirë psikologjik për të.
Reagimi i familjarëve:
Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.
Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë! Versus.al







