Dibër- Policia ka arrestuar 42 vjeçarin A.C pas zbulimit të një rasti kontrabande në pikën kufitare të Bllatës. I arrestuari është kapur në pikë kufitare me kuti me detergjentë dhe materiale për paketim të cilat i kishte marrë kontrabandë pasi nuk kishte fatura blerje.
Në pranga për këtë ngjarje ra edhe doganieri A.L 51 vjeç i cili dyshohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre pasi e kishte favorizuar qytetarin e arrestuar në këmbim të shumave të parave. Ndërsa kolegu i tij, E.M, 50 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin transportoheshin mallrat e kontrabanduara dhe një sasi parash në valuta të ndryshme. Versus.al