AKTUALITET /

“Martoj vajzën, jam i lumtur”, kolegu rrëfen bisedën e fundit me gjyqtarin që u vra në gjyq

Shkruar nga Versus
“Martoj vajzën, jam i lumtur”, kolegu rrëfen bisedën
Gjyqtari i ndjerë, Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në një akt të paprecedentë në vendin tonë, ka tronditur gjithë opinionin publik që edhe këtë herë është i ndarë në disa kahe.

Një gjyqtar i ka rrëfyer gazetares Anila Hoxha bisedën e fundit që kishte patur me kolegun e tij të ndjerë para se të vritej brenda sallës së gjyqit menjëherë pasi kishte dhënë vendimin.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të gjyqtarit.

Diskutohet që për lamtumirën e fundit për gjyqtarin e ndjerë të mbahet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë. Versus.al

Poll