
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për t’u larguar nga gjykimi i dosjes së Gërdecit, masakrës së shpërthimit të municioneve që shkaktoi vdekjen e 26 qytetarëve në 2008-ën.
Zëvendës kryetari i GJKKO, Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e Gjokës, vendosi që ta rrëzonte me arsyetimin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Ndërsa më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të ish-ministrit Fatmir Mediu për përjashtimin e Gjokës nga procesi gjyqësor për Gërdecin. Versus.al
