
I pyetur për sulmet ndaj SPAK nga ana e opinionistëve të ndryshëm, kryeprokurori i Posaçëm, Altin DUmani tha se ato arrijnë deri në bullizime, ndërsa theksoi se është tejet indiferent ndaj tyre.
Ai shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me disa opinionistë apo gazetarë të cilët sipas tij shtrembërojnë rrethanat e hetimit pa ditur asnjë fakt real. Dumani zbuloi se ka raste që e informojnë familjarë apo kolegë të stafit me anë të linqeve të lajmeve të publikuara.
‘’Nuk e di se çfarë qëllimi fshihet pas këtyre komenteve. Por ky është realitet i pasqyruar edhe në raportet ndërkombëtare. Por ne e shikojmë në emisione dhe analiza, duke ruajtur konsideratën më të lartë për mediat sepse falë tyre puna e SPAK është bërë publike dhe reputacioni ynë është ky që është. Ka individë të vecantë që kanë bullizuar dhe kanë keqinformuar opinionin publik., Çuditem kur dëgjoj analistë për cështjen që hetoj unë dhe me siguri të plotë deformojnë faktet që nuk janë pjesë e hetimit fare. Edhe në krahun tim të ishin duke hetuar, nuk do i dinin ato detaje, ndërkohë që nuk dinë asnjë detaj’’- tha Dumani.
Ndërsa shtoi se i ka orientuar të gjithë që të përqendrohen vetëm tek analizat me kritikë të mirëfilltë.
‘’Nuk I ndjek vetë. Kam stafin që më informon. Kam edhe familjarë dhe të prokurorëve të posaçëm të cilët shqetëqsohen. Je në kulmin e punës dhe të dërgojnë një link dhe video. Unë u them më mirë mos ma dërgo fare se jam totalisht indiferent. Këtë i them edhe stafit tim. U them të përqendrohen aty ku ka kritikë reale. Ka gazetarë dhe opinionistë që shpeshherë na vënë edhe neve në vështirësi për thellësinë e kritikës që ata kanë në raport me punën e institucionit. Ne përpiqemi të reagojmë duke relfektuar në punën tonë që të jemi pak më të kujdesshëm në vijimin e hetimeve’’- shtoi kreu i SPAK. Versus.al

