AKTUALITET /

Mln euro evazion fiskal, lihen në burg CEO-n kinez i “Bankers” dhe ish-drejtori! Zbuten masat për të tjerët (EMRAT)

Masat e sigurisë janë lehtësuar për një grua e cila është nënë e një fëmije dy vjeçar dhe për tre persona të tjerë të cilëve u është hequr ndalimi i udhëtimit jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Mln euro evazion fiskal, lihen në burg CEO-n kinez i “Bankers”

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg drejtorin aktual kinez të “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtorin e kompanisë Leonidha Çobon të cilët dyshohet se kanë krijuar skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat e kompanisë.

Nga 5 masat e arrestit shtëpiak, u ndryshua vetëm një prej të dyshuarave e cila për shkak se është nënë e një fëmije 2 vjeçar, i është caktuar masa “detyrim paraqitje”. Për 3 persona të tjerë u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin e paraqitjes.

Arrest shtëpie:

Lianyi Wang

Ardit Kero

Flavia Capo

Kledi Xhani

Detyrim paraqitje:

Doina Goga

Majlinda Thana

Matilda Ibraliu

Erton Ademaj

Ndërkohë 4 persona të tjerë janë ende në kërkim. Sipas Prokurorisë së Fierit dyshohet se përgjatë 20 viteve, kompania e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinë ka krijuar skema mashtrimi duke deklaruar humbje me qëllim shmangien e tatimeve dhe përfitimin e rimbursimeve nga shteti.

Hetimet kanë zbuluar se kompania deklaroi 11.7 mld lekë humbje për 20 vite duke arritur të shmangë tatime dhe duke përfituar rimbursim, gjë që i kushtoi shtetit miliona euro. Dyshohet se kompania ka fshehur të ardhurat për shkak se në të njëjtën periudhë rezulton se ka shitur brenda dhe jashtë vendit plot 532 miliardë lekë naftë. Versus.al

Poll