Durrës- Dy gra kineze janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy apartamente me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira pa kontrata përkatëse.
Ndërkohë janë proceduar penalisht dy gra kineze të tjera dhe 5 shqiptarë.
Konkretisht si pasojë e operacionit të organizuar në lagjen e plazhit u arrestuan dy kinezet D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe dhe pronari i apartamentit, i identifikuar me inicialet S.M 39 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al







