
Policia ka arrestuar në Durrës, Dorjan Sherifin, personin i cili dyshohet se kishte marrë me qira një banesë në Tiranë për të fshehur shokun e tij, të shumëkërkuarin Aldo Avdylaj i cili u arrestua sot gjatë operacionit të RENEA-s.
Avdylaj u gjet brenda një banese në zonën e Liqenit të Thatë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021-in në Durrës si dhe për përfshirjen në ngjarje të ndryshme kriminale.
Sherifi do të merret në pyetje nën dyshimin e bashkëpunimit me Avdylajt. Ndërkohë 29 vjeçari rezulton të ketë qenë i arrestuar në gusht të 2023-it në Gjepalaj të Shijakut ku shiste kokainë. Versus.al







