AKTUALITET /

'Na jep noj kave'/ Ish-ofieri i Operacinales pazare me trafikantët për aksionet policore: 1 mijë euro nuk ja vlen...

Nga dokumentimi i bisedave të koduara në aplikacionin SkyECC, rezulton se Haxhiaj negocionte shkëmbimin e informacionit me grupin kriminal.

Shkruar nga Versus

'Na jep noj kave'/ Ish-ofieri i Operacinales pazare me

Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit, rezulton të ketë qenë pjesë e një prej bandave më të mëdha kriminale shqiptare me shtrirje në Evropë, e angazhuar në trafikimin e drogës.

Gjatë ushtrimit të detyrës, Haxhiaj ka qenë pjesë e njësisë Operacionale dhe, sipas hetimeve, ka dhënë informacione sekrete mbi lëvizjet e policisë grupit kriminal të Visit të Pojës, në këmbim të përfitimeve financiare.

Ky grup kriminal u godit dje nga një operacion i përbashkët i SPAK-ut dhe homologëve italianë. Nga dokumentimi i bisedave të koduara në aplikacionin SkyECC, rezulton se Haxhiaj negocionte shkëmbimin e informacionit me grupin kriminal.

Pjesë nga dosja hetimore:

4. Komunikimi HY67U7 – EC72PV, datë 14.12.2020, ora 21:36 – 21:58

I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.

EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.

I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, per ca behet fjale, a ska interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet.... Ok vllai....Po noi 5€, mos ta vrasim...thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak.... po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk...shife ca do thot.

Nga analiza e këtij komunikimi rezulton se shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj zhvillon një bisedë të detajuar me përdoruesin “EC72PV”, ku diskutohet mënyra e ofrimit të informacionit konfidencial kundrejt përfitimit financiar. Në fillim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i shprehet bashkëbiseduesit se “epo ti e di është vllai, po pati deri atëherë patjetër”, duke i lënë të kuptohet se çështja varet nga interesimi i palës së tretë.

Në vijim, EC72PV kërkon sqarime se çfarë duhet të komunikojë, ndaj shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i përgjigjet duke i sugjeruar që pala e interesuar duhet të informohet për çfarë bëhet fjalë dhe nëse ka realisht interes. Ai i udhëzon që t’i thotë palës se pasi të japë lekët, do i japin informacionin.

Në vijim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj shton se, në rastet kur personi i interesuar do të ketë siklete, duke nënkuptuar situata të rrezikshme apo kontrolle policore, ata do ta njoftojnë, duke ofruar edhe informacione të vazhdueshme.

Ai e përmend haptazi kërkesën për përfitim monetar, duke i thënë bashkëbiseduesit: “o vllai të na japë noi kave”, duke iu referuar një shume në euro. Sipas tij, çështja nuk është në dorën e tyre për t’u mbyllur, pasi atë e ka dikush tjetër, por sërisht ai kërkon që identiteti i tij të mos zbulohet, duke theksuar: “mos i thuaj kush jam unë, mos ta dij fare se s’dihet çfarë flet”.

Në këtë komunikim, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj përmend edhe shumën e kërkuar, duke propozuar “noi 5€”  duke nënkuptuar 5.000 euro. Ai i sugjeron bashkëbiseduesit se si të justifikojë këtë kërkesë,  duke i thënë të përmendë faktin se ndaj palës së tretë ka pasur hetime të mëparshme, se kur ka sjellë një sasi të madhe e kanë marrë në telefon dhe ka qenë me dy goca.

Poll