Këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar, Nonda Kajno është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. I ndjeri ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa lajmi i trishtë u njoftua nga familjarët.
Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.
E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun.
“Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë disa prej kujtimeve të tij më të spikatura. Versus.al







