Tiranë- Një person i identifikuar si S.A është shpallur në kërkim nga policia për kërcënim të avokatit nëpërmjet telefonit.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se personi i shpallur në kërkim kishte kërcënuar vazhdimisht në telefon avokatin që kishte përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij gjatë procesit gjyqësor për divorcin.
Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës. Versus.al







