AKTUALITET /

“Siguria është zero”, kreu i Gjykatës së Lartë në homazhet për gjyqtarin: S'mund ta lejojmë më një gjë të tillë

Në deklaratën e dhënë për mediat, Sadushi shprehu indinjatën e tij për mungesën e sigurisë nëpër gjykatat e vendit.

Shkruar nga Versus
“Siguria është zero”, kreu i Gjykatës së
Sokol Sadushi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka marrë pjesë sot në homazhet që po mbahen në pallatin e Kongreseve për gjyqtarin e vrarë dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit, Astrit Kalaja.

Sadushi foli për mediat duke deklaruar se situata është tepër kritike dhe se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero. Ai theksoi nevojën për të marrë masa sa më shpejt duke theksuar se duhet siguri që gjyqtarët të mund të japin drejtësi.

“Duhen marrë masa sepse situata është shumë kritike, gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme. Siguria është zero, e them me bindjen më të plotë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë më një gjë të tillë, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”- tha Sadushi. Versus.al

 

Poll