AKTUALITET /

'Kurv*ria e këtij sistemi nuk njeh fund', vajza e Lasgush Poradecit: 32 vite korrupsion dhe padrejtësi mbi pronën e familjes sime!

Shkruar nga Versus
'Kurv*ria e këtij sistemi nuk njeh fund', vajza e Lasgush
Maria Poradeci dhe babai i saj Lasgush Poradeci

Maria Poradeci, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, ka reaguar me tone të forta ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e përshkruan si “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” në përpjekje për të rikthyer një pronë familjare në qendër të Pogradecit.

Sipas saj, bëhet fjalë për një copë toke në lulishte “1 Maji”, vetëm tre metra larg një lokali privat, që prej dekadash përdoret pa të drejtë nga të tjerë, pavarësisht vendimeve gjyqësore të fituara në të tria shkallët në favor të familjes Poradeci.

“Kam dokumenta që nga koha e Zogut. Kam fituar në tre shkallë gjykate për të drejtën e parablerjes dhe për kontrata të pavlefshme. Por prej 32 vitesh nuk gjej drejtësi, sepse paraja i ka bërë bllok çdo rruge ligjore. Ai që e përdor pronën time si biznes fiton para mbi tokën time dhe paguan me to çdo shtetar”, shkruan Maria në Facebook.

Maria Poradeci thekson se, megjithëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë dhe i njohin asaj të drejtën mbi pronën, institucionet shtetërore nuk kanë ndërhyrë për zbatimin e tyre, duke lejuar që subjektet private të vijojnë aktivitetin në tokën që i përket familjes së saj.

“Tridhjetë e dy vjet – një jetë. Kam fituar në çdo gjykatë, por padrejtësia vazhdon. Shteti hesht, institucionet janë të kapura. Kurvëria e këtij sistemi nuk njeh fund,” deklaron ajo.

Postimi i plotë i i Marias, vajza e Lasgush Poradecit:

Per nje cope toke te lulishte "1 Maji" ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme.... kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok. Une gjyqeve AI "pronari" i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon.... Tridhjetedyvjet ---- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!

VRRULLI I NJE GUXIMI QE DUKET NDONJEHERE SI KUNDER ARESYES NUK ESHTE GJITHMONE I KOTE. AI TREGON SE NUK KA SITUATE PA RRUGEZGJIDHJE.

'Kurv*ria e këtij sistemi nuk njeh fund', vajza e Lasgush

 

Poll