AKTUALITET /

"Të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para", kreu i GJKKO në homazhet për gjyqtarin e vr*rë: Moment reflektimi

Shkruar nga Versus

"Të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para", kreu i GJKKO

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë institucionet shtetërore.

Teksa kreu homazhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, Bani tha për mediat se duhet që të gjitha gjykatat të rindërtohen nga e para duke nisur nga godinat aktuale në të cilat jepen vendimet. Sipas tij,  vendimi i qeverisë në 2010-ën përmbante detyrimin që të kishte prani të forcave të policisë nëpër gjykata, por një gjë e tillë nuk është zbatuar.

“Ky duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë këtu që nëse nuk ekziston siguria në gjykata, si gjyqtari ashtu edhe qytetarë ndihen të rrezikuar për jetën. Të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para, në dijeninë time ka patur kërkesa për godina të reja. Ka ardhur koha që nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë. Kjo kërkon një analizë të thellë, nga nesër kur do të ketë një mbledhje të të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë do nxirren dhe adresohen detyrat tek organet kompetente.

Së pari duhet të fillojë që nga gjykatat dhe duhet të kërkohet llogari për institucionet që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. KLGJ ka kompetencë për politika të përgjithshme, ato që i zbatojnë janë organet e rendit. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, të gjitha sallat e gjykimit me një vendim të firmosur në 2010-ën thuhet që forcat e policisë duhet të jenë të pranishme në sallat e gjyqit, ky është një fakt”- u shpreh Bani. Versus.al

Poll