AKTUALITET /

Ndarja nga jeta e Janullatosit, teologu: Kryepeshkopi besonte në ringjallje

Shkruar nga Versus

Ndarja nga jeta e Janullatosit, teologu: Kryepeshkopi besonte në ringjallje

Teologu Thoma Çomeni i ftuar në “Euronews Albania” ka folur lidhur me kryepeshkopin e kishës Ortodokse, Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë të shtunën në Athinë.

Sa i takon konceptit spiritual të Janullatosit, Çomeni tha se kryepeshkopi besonte në ringjallje të shpirtit.  

“E mundi apo nuk mundi vdekjen? Këtu ndalem në konceptin spiritual të kryepeshkopit Janullatos. Ai e besonte në ringjallje.

Detaji tjetër ka të bëjë me konceptin e ngjalljes të frymëzimit të besimtarëve. Ai gjithmonë u thoshte besimtarëve të mos mërziten për problematika të ndryshme. Ai kishte një shprehje: “Aty ku është kryqi, aty është dhe ngjallja”. Kryqin e merrte si simbol të vuajtjes të gërshetuar me idenë e triumfit.

Katedralja e Tiranës dhe ajo e Gjirokastrës ka një formë të rrumbullakët, ishte një traditë e humbur kjo. Kryepeshkopi e risolli këtë. Si një udhëheqës i mirë, ai zbuloi çfarë ka mbetur nga pasuritë e vendit, për ti zhvilluar dhe çuar përpara ato”, tha Thoma Çomeni.

Nesër në Tiranë mbahet ceremonia mortore për Janullatosin. Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e ceremonisë duke bllokuar disa prej rrugëve të kryeqytetit. Versus.al

Poll