AKTUALITET /

Nga festa në tragjedi: Zbardhen detaje të vrasjes në Durrës, viktima konsumonte alkool e drogë me miqtë në banesën që ruante

Dyshohet se gjatë mbrëmjes, ai dhe miqtë e tij kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Pikërisht aty besohet se lindi konflikti, ku njëri prej të ftuarve i mori jetën. Trupi i pajetë u gjet nga nipi i tij.

Shkruar nga Versus
Nga festa në tragjedi: Zbardhen detaje të vrasjes në Durrës,
Viktima, Valdon Beqiraj

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit Valdon Beqiraj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit.

Sipas Policisë, ekspertiza mjekoligjore tregoi se viktima kishte shenja dhune në trup dhe plagë të shkaktuara me armë të ftohtë, të cilat dyshohet se i sollën vdekjen.

Hetimet paraprake sugjerojnë se sherri ka nisur pas një konflikti me një person që Beqiraj kishte ftuar në banesë.

Fillimisht u raportua se shtëpia ishte e tij, por më pas u konstatua se ishte në pronësi të kushërirës së tij që jeton në emigracion dhe ia kishte lënë çelësat për t’u kujdesur.

Dyshohet se gjatë mbrëmjes, ai dhe miqtë e tij kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Pikërisht aty besohet se lindi konflikti, ku njëri prej të ftuarve i mori jetën. Trupi i pajetë u gjet nga nipi i tij.

Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari përdorte edhe emrin Marko Beqiraj dhe ishte baba i një djali 12-vjeçar. Ai punonte me kohë të pjesshme si kamarier në një lokal në qytetin bregdetar.

Policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe të dyshuarin kryesor për krimin, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për sqarimin e plotë të rrethanave./Versus.al

Poll