AKTUALITET /

Nipi i tij e gjeti të pajetë, detaje nga vr*sja e 51 vjeçarit në Durrës: U godit disa herë me th*kë, autori ende në arrati

Babai i tre fëmijëve, u gjet i pajetë nga nipi i tij.

Shkruar nga Versus
Nipi i tij e gjeti të pajetë, detaje nga vr*sja e 51 vjeçarit
Valdon Beqiraj

Durrës- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja me thikë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.12 të qytetit.

Policia bën me dije se në trupin e viktimës, 51 vjeçarit Valdon Beqiraj, u gjetën shenja dhune dhe rezultoi se ishte goditur disa herë me thikë derisa ka ndërruar jetë.

Ka qenë nipi i tij ai i cili ka konstatuar vdekjen e 51 vjeçarit dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar autorin, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Versus.al

 

Poll