AKTUALITET /

Një prej autorëve të vr*sjes së ish-policit Gentjan Bejtja, 24 vite burg për Ilir Beqarajn

Shkruar nga Versus
Një prej autorëve të vr*sjes së ish-policit Gentjan Bejtja,
Ilir Beqaraj, Gentian Bejtja

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Ilir Beqaraj, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë. Beqaraj është shpallur fajtor dhe i është caktuar dënimi me 24 vite burgim për veprat penale që përfshijnë vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.

Ngjarja ndodhi më 15 mars të vitit 2024 duke shokuar opinionin publik pasi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së tij.  Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me mbi 23 vite burg, duke kombinuar masat për tri vepra penale: vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh. 

Nga hetimet e nisura që prej vitit 2024, organi i akuzës ka dalë në përfundimin se Beqaraj ka vëzhguar disa herë banesën e Bejtjas, deri ditën kur autorët e dyshuar, njëri prej tyre edhe Flodian Plaku, qëlluan me breshëri plumbash më drejtim të tij. 

Bejtja njihe edhe si personazh i botës së krimit i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Versus.al

 

Poll