AKTUALITET /

Nuk u paraqit për "21 janarin", Berisha shkon sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë

Shkruar nga Versus

Nuk u paraqit për "21 janarin", Berisha shkon sot në SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij “detyrim paraqitje”. Paraqitja e tij vjen vetëm tre ditë pasi të premten ai nuk u paraqit në organin e akuzës për t’u pyetur si person në dijeni për çështjen e 21 janarit.

Pavarësisht se Berisha u shpreh se nuk e kishte marrë fletëthirrjen, SPAK e përgënjeshtroi duke thënë se ka dërguar 2 herë fletëthirrje në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD-së, por nuk janë pranuar të tërhiqen.

Kreu i PD është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen “Partizani” ku i pandehur është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Malltezi është nën akuzë për korrupsion dhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Versus.al

Poll