
Hetimet e përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe italiane kanë çmontuar një tjetër degë të rrjetit të trafikut të heroinës që kalonte nga Turqia përmes Kosovës dhe Shqipërisë drejt Italisë, përmes linjës së tragetit Durrës–Bari. Dokumentet hetimore, të siguruara nga Versus.al, nxjerrin në pah emra të rinj, role të detajuara dhe një mori përgjimesh të cilat zbulojnë brutalitetin e komunikimit dhe tensionet e brendshme në grup.
Në qendër të organizimit qëndron Gerti Alia krahu i djathtë i “Bishës” Adi Çobe, një nga figurat kyçe të skemës, i cili vendos fillimisht kontakt me Orges Mollën (i njohur si “Gesi”), duke e pyetur nëse ka ende në dispozicion një kamion për të kaluar drogën. Molla i përgjigjet se e ka shitur mjetin, por roli i tij në organizatë mbetet kyç: ai ishte përgjegjës për transportin nga Turqia.
Koordinatori “Spiro” dhe linja tokësore Turqi-Kosovë-Shqipëri
Në skenë hyn edhe Pirro Çapi, i njohur me nofkën “Spiro”, i cili sipas dosjes kishte funksionin e organizatorit, financuesit dhe koordinuesit të linjës tokësore Turqi–Kosovë–Shqipëri. Çapi kishte në pronësi dy kamionë që përdoreshin për të transportuar heroinën. Kur lënda narkotike mbërrinte në Shqipëri, ajo ngarkohej në vende të fshehta në kamionët e tij, në bashkëpunim me një tjetër i dyshuar, Arian Tola. Transporti vazhdonte pa u kontrolluar në Portin e Durrësit, falë garancisë që siguronte Gerti Alia. Droga më pas ngarkohej në tragetin “Rigel Duni” me destinacion qytetin italian të Barit. Në skenë del edhe emri i Ervis Deti ka qenë korrieri i Orges Mollës dhe Gerti Alia jashtë territorit të Shqipërisë, pra në Itali. Drogën e dorëzonte në emër të Gestit dhe Gertit.
Pra gjetja e drogës bëhej nga Pirro Çapi dhe Orges Molla, transportimi në Itali nga Gerti Alia dhe Ervis Deti me furintorë Erigels Presi dhe Genci Telollari.
Në një përgjim të dalë në qershor të 2022 tregohet lidhja e ngushtë mes Orges Mollës(Gesi)-Ervis Detit (Visi) dhe Pirro Çapit (Spiros). Biseda bëhet për lekët. Tonet në përgjim janë të ashpra dhe zbulojnë tensionin e brendshëm për ndarjen e parave. Orges Molla merr në telefon Ervis Detin dhe i thotë të vijë të marrë lekët pjesë pjesë. Fillimisht biseda u regjistrua rreth orës 23:00 më 12 qershor 2022.
Nuk mjaftoi shumë pas 5 minutash Ervis Deti u gjend poshtë shtëpisë së Orges Mollës për të marrë një pjesë të lekëve. Ervisi i referohej Orgesit me nofkën “Bossi”. Orges Molla acarohet për faktin se Ervis Deti u ngrit direkt për të marrë lekët e veta dhe e shan në telefon.
Pjesë nga përgjimi:
Visi: Bosi këtu poshtë te hyrja jam
Gesi: Po hyp re b*thq*im lart, rrot k*ri, u çove direkt nga krevati, nuk prisje dot. Të q*fsha k*rvën.
Visi: Po me çfarë të hipi se nuk kam ashu
Gesi: Po u çove nga krevati, ishe në gjumë dhe u çove, se s’prisje dot deri nesër, hyp nalt tashi, hyp n’kom.
Visi: Po pra po, po hipi të thashë.
Gesi: Po pra se s’prisje dot se je b*thq*m, u çove nga gjumi nga krevati, tashi hip.
Visi: Eh ty ta q*******…
Gesi: Hajd Hajd. Versus.al







