AKTUALITET /

Operacioni “Dërgesa 3”: Arrestohet 28-vjeçari, sekuestron lëndë narkotike nga SHBA!

"Plas keq" trafikimi i bimëve narkotike përmes postës, policia në Tiranë e jo vetëm ka goditur disa raste narkotrafiku

Shkruar nga Versus

Operacioni “Dërgesa 3”: Arrestohet 28-vjeçari,

Një tjetër goditje ndaj trafikut të narkotikëve! Policia ka realizuar me sukses operacionin “Dërgesa 3”, duke kapur në flagrancë një 28-vjeçar që po merrte një pako me cannabis sativa, të trafikuar nga SHBA.

Sasia e sekuestruar ishte rreth 135 gram, me përqindje të lartë THC.

Hetimi i përbashkët i Seksionit të Narkotikëve, Forcës së Posaçme Operacionale dhe Policisë së Fierit çoi në arrestimin e A. M., një banor i Fierit, i cili u kap duke marrë dërgesën e dyshuar në një degë postare.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar edhe 3 celularë, të cilët mund të jenë prova kyçe për të zbuluar rrjetin që fshihet pas këtij trafikimi ndërkombëtar. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: