AKTUALITET /

PAMJE/ Dy grupe sherr me thika në Korçë, 2 në spital. Policia shoqëron 3 persona

Burime pranë policisë bëjnë me dije se më shumë se tre persona janë shoqëruar në komisariat, nga të dyja palët e përfshira në konflikt.

Shkruar nga Versus

PAMJE/ Dy grupe sherr me thika në Korçë, 2 në spital.

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit të Korçës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një sherri që dyshohet se ka nisur për arsye banale.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se më shumë se tre persona janë shoqëruar në komisariat, nga të dyja palët e përfshira në konflikt. Ngjarja ka ndodhur papritur, dhe debati verbal ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.

PAMJE/ Dy grupe sherr me thika në Korçë, 2 në spital.

Njëri prej të plagosurve ka marrë goditje në zonën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej të përfshirëve. Sipas uniformave blu, pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi identitetin e autorëve dhe motivin e saktë të sherrit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Poll