AKTUALITET /

Pas zgjedhjeve, Vlora pa ujë në kulmin e vapës, edhe IKMT ‘kujtohet’ për ndërtimet pa leje

Shkruar nga Versus
Pas zgjedhjeve, Vlora pa ujë në kulmin e vapës, edhe IKMT
Foto: Prishjet e kapanoneve të ndërtuara në Dhërmi

Zona e jugut të vendit duket se përveç fluksit të turistëve duhet të përballojë edhe aksionet e IKMT për shembjen e objekteve pa leje çuditërisht në momentin kur ka nisur piku i sezonit.

Gjatë ditës së djeshme, fadroma të IKMT u shfaqën në Jalë ku shembën 4 objekte të ndërtuara pa leje duke shkaktuar edhe shqetësime tek pushuesit vendas dhe të huaj. Ndërsa sot sërish IKMT po kryen një aksion për shembjen e kapanoneve pa leje në Dhërmi.

Si të mos mjaftonte kjo situatë e shkaktuar në pikën e sezonit turistik, banorët e Vlorës përballen edhe me mungesën e ujit menjëherë pas ndotjes mjedisore të shkaktuar nga djegia e mbetjeve.


Ndërmarrja e ujësjellësit ka njoftuar se furnizimi me ujë është ndërprerë për shkak të stakimeve të energjisë në disa zona ku ndodhen stacionet e pompimit. Por qytetarët, kanë shprehur shqetësimin e tyre nëpërmjet raportimeve të vazhdueshme.

Dhjetëra prej tyre ankohen për mungesën e ujit, ndërsa në njërin prej mesazheve shprehen edhe ‘me lutje’ që të paktën uji t’u shkojë sikur vetëm për 30 minuta.

Pas zgjedhjeve, Vlora pa ujë në kulmin e vapës, edhe IKMT

Gjatë fushatës, dhjetëra banorë të Tragjasit u përplasën me policinë pasi kërkohej t’u devijohej furnizimi me ujë në mënyrë që të furnizoheshin resortet turistike në Dhërmi. Pavarësisht kësaj dominuese e banorëve votuan në zgjedhje për PS-në, pavarësisht premtimeve të pambajtura në 12 vite për 24 orë ujë.

Çfarë vihet në dukje është fakti se këto probleme në kulmin e sezonit turistik filluan pikërisht pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, a thua se ndërtimet gjigande pa leje nuk shiheshin gjatë fushatës zgjedhore. Versus.al

Poll