AKTUALITET /

PD tha se nuk morën pjesë në operacionin e Suel Çelës, reagon Policia e Shtetit

Sipas saj, forcat e policisë kanë qenë në bashkëpunim të plotë me agjentët e BKH-së gjatë të gjithë operacionit të zhvilluar në Elbasan, që kishte në fokus disa biznese dhe individë të lidhur me emrin e njohur të botës së krimit, Suel Çela.

Shkruar nga Versus

PD tha se nuk morën pjesë në operacionin e Suel

Policia e Shtetit ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra nga Partia Demokratike, sipas të cilave efektivët e Komisariatit të Elbasanit kishin refuzuar të merrnin pjesë në një operacion të zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me SPAK.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit shprehet se është e indinjuar nga pretendimet e Partisë Demokratike, të cilat i cilëson si të pavërteta dhe denigruese. Sipas saj, forcat e policisë kanë qenë në bashkëpunim të plotë me agjentët e BKH-së gjatë të gjithë operacionit të zhvilluar në Elbasan, që kishte në fokus disa biznese dhe individë të lidhur me emrin e njohur të botës së krimit, Suel Çela.

“Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet bashkëpunëtore e ngushtë e institucioneve të drejtësisë në çdo aksion kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” thuhet në reagim, duke shtuar se manipulimi i fakteve dëmton besimin te institucionet dhe te ligji.

Operacioni i përbashkët i zhvilluar së fundmi në Elbasan përfshiu kontrolle në disa banesa dhe biznese, si dhe sekuestrime të rëndësishme në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: