AKTUALITET /

Pjesëmarrës në vrasjen te Fan Noli? Vetëdorëzohet në polici 14 vjeçari, sqaron rolin e tij në tragjedi

Në rrëfimin e bërë në polici, 14 vjeçari i vetëdorëzuar mohoi të kishte qëlluar me thikë duke thënë se ishte larguar nga vendngjarja pasi ishte goditur me grusht.

Shkruar nga Versus
Pjesëmarrës në vrasjen te Fan Noli? Vetëdorëzohet
I mituri K.B i vetëdorëzuar në polici

Tiranë- Është vetëdorëzuar në polici i mituri K.B emri i të cilit u përmend në polici nga prindi të miturit të plagosur në ngjarjen ku u vra 14 vjeçari M.C.

K.B ka mbërritur në polici me babain e tij, hetues i BKH-së dhe ka rrëfyer versionin e tij për dinamikën e ngjarjes. Ndër detajet e rrëfyera prej tij, mësohet të ketë thënë se ishte përpjekur të ndante bashkëmoshatarët e përfshirë në sherrin që përfundoi në tragjedi.

I plagosuri L.M ka akuzuar 14 vjeçarin e vetëdorëzuar se e ka qëlluar me një thikë më të vogël në sup. Ndërsa ky i fundit e mohon këtë duke thënë se kishte qenë pjesë e sherrit, por ishte larguar pasi u qëllua me grusht gjatë përleshjes.

Sipas policisë në sherrin e ndodhur kanë qenë në total 5 të mitur dhe po verifikohet roli i tyre në vendngjarje. Ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare mbi personin që largoi autorin M.P me makinë nga ku më pas ai edhe publikoi një foto si "triumfator'. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: