AKTUALITET /

Plagosja e kamerierit në ‘Ali Dem’/ I mituri punonte te piceria e kushëririt të tij, arma u shkrep gabimisht

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e të miturit pasditen e djeshme në zonën e Ali Demit, në ambientet e Picerisë “Fantazia”.

Shkruar nga Versus
Plagosja e kamerierit në ‘Ali Dem’/ I mituri punonte te piceria
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e të miturit pasditen e djeshme në zonën e Ali Demit, në ambientet e Picerisë “Fantazia”.

Sipas burimeve të bëra të ditura për mediat, 15-vjeçari i cili mori plumb në qafe kishte dy javë që kishte nisur punë te kushëriri i tij si kamerier, por nuk ishte i siguruar si punonjës.

Nga pamjet e siguruara nga autoritetet, policia bën me dije se arma e modifikuar është shkrepur gabimisht nga 21-vjeçari i shpallur në kërkim, Aldi Neziri. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim edhe pronarin e picerisë, Leonardo Mejdani për moskallëzim krimi.

Ndërsa punonjësit e picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Kevin Bala kanë rënë në pranga pasi u përpoqën të fshehin ngjarjen. Versus.al