Tiranë- Në kuadër të planit të posaçëm të publikuar së fundmi nga policia, gjatë kontrolleve të detajuara, janë arrestuar brenda 24 orëve janë arrestuar 7 shoferë makinash të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga kanë rënë: O. N., 39 vjeç, Z. Xh., 40 vjeç, G. A., 46 vjeç, A. T., 54 vjeç, F. O., 25 vjeç dhe K. L., 22 vjeç.
Policia ka rritur prezencën në rrugë, veçanërisht duke pasur në fokus ndëshkimin e atyre shoferëve të cilët parkojnë automjetet në vija të bardha, në stacione të transportit publik, apo trotuare e vende ku pengojnë lëvizjen e qytetarëve. Versus.al







