AKTUALITET /

Ç'po ndodh kështu...?! Nazmija vret kunatin e dorëzohet në polici

Ende janë të paqarta rrethanat e motivet e vrasjes

Shkruar nga Versus

Ç'po ndodh kështu...?! Nazmija vret kunatin e dorëzohet

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Prishtinën sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar kunatin e saj.

Gruaja e dyshuar për vrasjen e vëllait të bashkëshortit dyshohet se është Nazmije Millaku.

E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Lidhur me rastin është vetëdorezuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.

Poll