Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i 4 efektivëve të policisë në Sarandë të cilët dyshohet se bashkëpunonin me grupet kriminale për të bërë ‘’një sy qorr’’ për ndërtimet pa leje.
Ndërtimi pa leje që u zbulua nga policia të enjten në Sarandë, dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen kriminale të ndodhur në tetor të vitit 2025, kur pronari Isuf Jaçaj u vra nga shpërthimi me tritol në makinën e tij.
Hetimet e deritanishme i hedhin dyshimet tek një grup kriminal me bazë në Kamëz që dyshohet i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin bregdetar. Grupi ka marrë me dhunë pronën dhe po ndërtonte një beach bar që do të vihej në funksion për në sezonin veror. Dyshohet se shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 efektivë të tjerë, kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje. Versus.al



