AKTUALITET /

Prindërit në protestë për shkak të helmimit të fëmijëve, Ministrja Manastirliu flet për standarte shkolle në Gramsh

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu jo vetëm që nuk ka bërë asnjë pronocim për ngjarjen e rëndë por dhe në një postim të publikuar ditën e sotme duke sikur bën karshillëk

Shkruar nga Versus
Prindërit në protestë për shkak të helmimit të
Ogerta Manastirliu

Prej një jave fëmijët e kopshtit publik numër një në Gramsh paraqiten të sëmurë për shkak të helmimit nga ushqimi me salmonelë, i cili servirej nga kompania ‘Nesla shpk’.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu jo vetëm që nuk ka bërë asnjë pronocim për ngjarjen e rëndë por dhe në një postim të publikuar ditën e sotme duke sikur bën karshillëk, duke publikuar foto të një shkolle nëntëvjeçare në këtë qytet, e cila sipas saj është ndërtuar me standarteve europiane.

Prindërit e të miturve kanë dal sot në protestë duke u shprehur se janë të tronditur dhe në ankth.

Ata janë shprehur se nga analizat fëmijët e tyre kanë dal të kontaminuar me salmonelë dhe rreth një jave ato janë me të vjellta dhe temperaturë./Versus.al